Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me drejtoren Arkivit Qendror Shtetëror të Filimit, Iris Elezin po zhvillojnë një vizitë në Holandë.

Ato kanë vizituar dhe muzeun e filmit “Eye Museum” ku janë njohur dhe me akrivin e këtij muzeu dhe me proceset e restaurimit dhe dixhitalizimit.

Gjithashtu zhvilluan dhe një sërë diskutimesh mbi muzeun e filmit, bashkëpunimin me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe programet e shkëmbimit me studentët.

“E djeshmja ishte ditë e jashtëzakonshme takimesh, shkëmbimesh eksperiencash dhe vendosjesh të urave të bashkëpunimit. E nisë vizitën në Amsterdam në Muzeun e Filmit “Eye Museum”. Nën shoqërinë e zonjave të nderuara Guusje Korthals, Ambasadores holandeze në Tiranë, Mélinde Kassens dhe Betteke de Gaay, patëm rastin të takojmë zv. drejtorin e “Eye Museum”, Ido Abram dhe kuratoren Giovanna Fossati. Impresionuese vizita në muze, në disa nga sallat e kinemave dhe në ekspozitën për regjisorin Andrei Tarkovsky”, shprehet ministrja Margariti.

Margariti shprehet se, “diskutuam mbi muzeun e filmit, bashkëpunimin me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, programet e shkëmbimit me studentët e të tjera fusha. Më pas, së bashku me drejtoren e AQSHF, Iris Elezi vizituam arkivin e “Eye Museum”, hapësirat e kërkimit shkencor, të digjitalizimit dhe restaurimit. Një rast i mirë për të marrë shembull dhe për të orientuar nevojat tona, në këtë sektor”.