Ditën e djeshme, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u nisën drejt Francës në një udhëtim në çift , ku do të kalojnë disa ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata kanë vizituar Parisin dhe sigurisht që në rrjetet e tyre sociale s’mund të mungonin fotot nga qyteti i dashurisë. Ata kanë ndarë me ndjekësit aktivitetet e tyre gjatë ditës, ndërsa mbrëmjen e kanë mbyllur pranë kullës “Eiffel”.

Vetëm pak minuta më parë, Besi publikoi në profilin e tij në Instagram një foto me Xhensilën, e cila duket si një kartolinë e vërtetë. Ata kanë pozuar krah njëri-tjetrit si dy zogj të dashuruar, ndërsa në sfond duke kulla e famshme. Ajo që na bie në sy është pamja e Xhensilës, e cila është bërë si një “madamme” e vërtetë, me një kapele të kuqe mbi kokë dhe buzët e kombinuara me kapelen.

“Komuna e Parisit”- shkruan Besi me humor krahas fotos së ëmbël të çiftit.