Sheshi Skënderbej është kthyer këto ditë qershori në një hapësirë ku qytetarët e Tiranës kanë mundësi që nëpërmjet një ekrani gjigant të ndjekin të gjitha ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë. Ndeshjet e Kampionatit Botëror, muzika, por edhe ushqimet tradicionale kanë tejmbushur sheshin gjatë ditës, por edhe në mbrëmje, nga qytetarët e shumtë të cilët të organizuar me familjet e tyre apo me shoqërinë kalojnë disa momente fantastike.

Por jo vetëm kaq. Sheshi “Skënderbej”, ofron këto ditë edhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit kanë mundësi edhe ta ushtrojnë atë. Për këtë qëllim në shesh janë vendosur disa fusha sportive, ku të apasionuarit zhvillojnë ndeshjet e tyre.

I tejmbushur këto ditë ka qenë edhe parkingu nëntokësor nën sheshin Skënmderbej si dhe lulishtet e shumta.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për çdo problematikë, gjatë gjithë kohës janë edhe punonjës të Policisë Bashkiake, ndërkohë që sheshi mirëmbahet dhe pastrohet vazhdimisht nga punonjësit e Bashkisë..j.j