Reperi i njohur kosovar Genc Prelvukaj së fundmi me anë të një postimi të tij ka treguar se ai tashmë është një shtetas shqiptar.

Në postim e tij reperi është shprehur se ky dokument i ka munguar familjes së tij për 100 vite më rradhë.

Gjithashtu ai ka shprehur dhe dashurinë që ka Shqipërinë pasi shumë nga paraardhës të tij kanë rënë në fushëbeteja për Shqipërinë dhe është edukuar me atë frymë.

‘Në shtëpinë tonë ky dokument mungoi për 100 vite rresht. I fundit që e kishte, ishte stërgjyshi Mehmeti. Për mua, ky nuk është vetëm dokument udhëtimi, është diçka më shumë, është shpirtërore. E kam dashur Shqipërinë si fëmijë dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Është kultura e trashëguar në shtëpi me shekuj. Shumë nga paraardhësit e mi kanë rënë në fushebeteje për Shqiperine dhe ne jemi edukuar me ate frymë.Kam qene çdo herë qytetar i saj, me emocion dhe zemër ndërsa nga sot jam edhe me dokumentet e saj. Sot kam marrë pasaportën e Republikës së Shqipërise ka shkruajtur në postim reperi.

Kujtojmë që reperi pak muaj më parë bëri publike dhe lidhjen e tij me këngëtaren Eni Koçin.