Juventusit pritet të ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ardhshëm 2019/20.

“Zonja e Vjetër” është pa trajner pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit
Megjithatë, shumica e mediave italiane dhe britanike e japin si punë të kryer emërimin e trajnerit të Chelseas, Maurizio Sarrit.

Me teknikun italian në krye, bardhezinjtë pritet të aplikojë futboll më sulmues sesa me Allegrin, pasi ish-trajneri i Napolit njihet për një gjë të tillë.

Sarri gjithmonë ka luajtur me formacion 4-3-3 dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe kur ta marr drejtimin e Juventusit.

Kjo 11-she është e frikshme, pasi pritet të ketë transferime të reja si: Mauro Icardi, Federico Chiesa, Paul Pogba dhe tashmë i zyrtarizuari Aaron Ramsey.