Familja Beckham vijon të shijojë pushimet të gjithë së bashku në Itali. Gjatë gjithë kohës ata publikojnë momente nga ky udhëtim, ku shfaqen të lumtur dhe shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.

Madje Victoria, e cila është gjatë gjithë kohës mjaft diskrete dhe nuk i shfaq shumë emocionet e saj ka publikuar një foto ku shfaqet më e afërt se kurrë me bashkëshortin e saj, ish-futbollistin David Beckham.

Ky imazh i tyre është komentuar gjatë në media. Ata kanë rreth 20 vjet të martuar së bashku dhe janë prindër të 4 fëmijëve.