Qeveritë Progresiste në Shqipëri dhe Maqedoni bënë të mundur për të dy vendet që të arrihej data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky ka qënë mesazhi nga takimi i Kryeministrave të majtë para samitit të Partive Socialiste Europiane, të cilët në një reagim publik unanim thonë se “Edi Rama dhe Zoran Zaev e kanë merituar rrugëtimin e tyre në BE”.

Presidenti i Partive Socialiste Europiane Sergei Stanishev tha në takim se “ është e qartë që përpjekjet heroike të dy qeverive, në Tiranë dhe në Shkup për të përgatitur vendet e tyre për negociatat e anëtarësimit në BE, po japin më në fund frytet e tyre”.

Stanishev tha se vendimi pozitiv për dy vendet “do të ndihmojë në sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit por të të gjithë Europës dhe për të dy vendet që të zënë vendin që u takon me të drejtë, në tryezën e BE”./LEXO.AL/