Genta Gjalpi u bë e famshme nga pjesëmarrja në “Big Brother”, por sot është një nga personazhet më të komentuar në media e që shpeshherë shkakton lajm me deklaratat e bujshme apo fotot që poston në rrjete sociale.

Së fundmi Genta ka postuar një foto nga pishina ku shfaqet bashkë me mikun e saj më të ngushtë, menaxherin Xhani Demika të cilin e ka plakur me aplikacionin e famshëm që përdorën VIP-at.

Genta me humor shkruan se ky është plaku që i pagon pushimet dhe se ai është ndër biznesmenët më të fuqishëm.

“Zbulohet plaku qe i i pagon pushimet Gentes. Ai quhet Xhemal Demika , kur ishte i ri ka punuar menaxher kengetaresh, ndersa tani ai eshte nje nder biznesmenet me te fuqishem te naftes ne Ballsh”, shkruan Genta.