Sophie Scott, nga South Shield, Tyneside, thotë se ajo kishte frikë se ajo ishte mallkuar nga ish-i dashuri i saj i fiksuar pas jashtëtokësorëve.

Shtatzënë, Sophie Scott tashmë po ndihej jashtë nga kjo botë kur një “alien” u shfaq në skanimin e barkut të saj.

Gëzimi i saj për të mbajtur një vajzë të vogël të shëndetshme u kthye në panik kur partneri Stephen Roberts tha se imazhi tregonte një krijesë aliene pas vajzës së tyre në rritje.

Stephen, 24, dhe Sophie, 16, ishin të sigurt se mjekët nuk kishin një binjak.

Sophie, studente e South Shield, Tyneside, tha: ‘Ne mund t’i shihnim këto sy ekstra të mëdhenj përtej foshnjës dhe koka e saj ishte e ngjashme me të një jashtëtokësori.

“Unë kisha një ish të dashur i cili ishte me të vërtetë i fiksuar me alienët dhe demonët, kështu që athere ne bënim shaka se ai do të më mallkonte dhe do të lindja një alien. Fillimisht qeshëm por përsëri ishim pak të çuditur pasi askush nuk mund të merrte vesh se çfarë ishte.”

Katër javë më vonë, skanimi 16-javor nuk tregoi jetë ekstra-tokësore në barkun e saj.

Vajza e tyre e vogël është e tetorit dhe Sophie bën shaka: “Shpresojmë që ajo të mos lindë në Halloween pasi kjo do të ishte vërtet e keqe”.