Në “St. Mary” të Southampton do të përballen mes tyre dy kryesuesit e Grupit A, Anglia dhe Kosova, bën të ditur Syri.net.

Me 15 ndeshje pa humbur, “Dardanët” shkojnë në Angli me moralin e lartë, për të vazhduar paraqitjet e tyre mbresëlënëse dhe pse jo për një tjetër mrekulli. “Tre Luanët” kanë pikët e plota pas tre ndeshjeve dhe sfida e sotme ka mjaft rëndësi për kreun e grupit.

Gjithçka është gati për këtë përballje dhe të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.