Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU njofton se ka zhvilluar operacion të gjerë në Kavajë, duke mbyllur 2 aktivitete tregtare dhe bllokuar gjithsej 183.2 kilogramë mish e qofte, të cilat nuk kishin siguri për konsum.

AKU shprehet se po ashtu ka ndërmarrë masa edhe ndaj disa subjekteve të tjera, duke vënë gjoba për probleme të ndryshme.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Postimi i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon👏 reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”🤳📞.

AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll🧐 në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë 📍 dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë📍 dhe pa certifikatë veterinare📜 si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) 📝 Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara, c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare😷 si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare. b) 📝 Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human, d) ⛔ Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin🧐 A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare, b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare 😷dhe i paregjistruar në QKB🗃. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,

b) 📝 Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human, d) ⛔ Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon 🙌çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore💪.