Ngritja e pabesueshme e talentit 16-vjeçar të Barcelona-s, Ansu Fati, vazhdon. Ylli i ri i katalanasve, në fakt, do të luajë ndeshjen e tij të parë si titullar në Champions League me Barçën, që mbrëmjen e sotme do të luajë në fushën e Borussia Dortmund. Ndërsa do ta nisë nga stoli ndeshjen Leo Messi.

Asnjë surprizë në radhët e verdhezinjve, që do të udhëhiqen në sulm nga ish-muesi i Barcelona-s, Paco Alcacer, i cili do të mbështetet nga treshja Sancho-Hazard, Reus.

Formacionet zyrtare:

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati.