Efektivët e Batalionit të Forcave Speciale po marrin pjesë në një nga stërvitjet e organizuara nga NATO në Bullgari.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën të ditur se “për të disatin vit radhazi, efektivët e Batalionit të Forcave Speciale i janë bashkuar një prej stërvitjeve të NATO “Thracian Sword – 2018″. Efektivët tanë përgjatë kësaj periudhe stërvitore, do të demonstrojnë aftësitë e tyre profesionale”.

Sipas saj, efektivët e Batalionit të Forcave Speciale do të shkëmbejnë eksperienca me mbi 200 efektivët e 9 vendeve pjesëmarrëse.