Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit II të Këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall-Herri në Arshi Lengo të Gjirokastrës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka informoi sot mbi këtë aksion dislokimi, ndërsa u shpreh se “batalioni II i Këmbësorisë është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që i kërkohet”.

“Mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtarake, të cilat ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemve të batalionit II të Këmbësorisë”, tha Ministrja.