Këngëtarja Rozana Radi ka kujtuar momente të veçanta me xhaxhain e saj të ndjerë, Françeskun. Në emisionin “Soiree”, ajo ka rrëfyer për pengun më të madh që i ka ngelur nga Françesku.

“Pengu im më i madh është që nuk kam një duet me Frankon, sigurisht, por edhe që nuk kam shkruar një tekst për Frankon. Unë kam shkruar pothuajse 90% të artistëve dhe jam krenare që sot mbajnë firmën time dhe kanë hyrë në fonotekën e muzikës shqiptare”, ka thënë Rozana.

E pyetur nëse kishte ndroje “për të shkuar një tekst për Frankon”, ajo u përgjigj:

“Kisha frikë. Mendoja se do më thoshte që nuk është për mua kjo. Franko nuk më ka bërtitur kurrë, por mjafton t’i thosha “Franko të pëlqen kjo gjëja ty’, dhe ngaqë nuk donte që të më prishte qejfin se unë një vajzë e re, adoleshente kisha qejf të këndoja më thoshte ‘mirë’, por e shihja që nuk ishte në ato ujëra që priste ai”.