Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorspi, u betua sot te noterja, Mirand Xhemalçe për të nisur rrugëtimin e saj në këtë institucion kyç në vend, i cili prej kohësh ka dalë jashtë funksioni.

Pas betimit të saj, ka reaguar noterja e cila është shprehur se ka kryer detyrën e saj.

“Kam bërë vetëm detyrën time. Legalizova nënshkrimin e Arta Vorpsit. Detyra ime, të legalizoj nënshkrimet në dokumente. Kam zbatuar vetëm ligjin. Respektova ligjin për noterinë. Neni 65 germa ë me dha te drejtën te certifikoj çdo deklaratë që nënshkruhet në praninë time. Znj. Vorpsi u paraqit me një kartë identiteti dhe ne prani time nënshkroi një deklaratë qe e kishte hartuar jashtë zyrës sime.”– ka thënë ajo.