Bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin, Sezgin Yavuz, i cili është i zhdukur prej disa ditësh, ka dhënë një intervistë për mediat turke ku ka rrëfyer bisedën e fundit me bashkëshortit.

Vesile Yavuz, 26-vjeç, e cila është në pritje të një fëmije, ka deklaruar se në datën 4 shtator ai e ka telefonuar dhe i ka thënë se është nisur dhe se do ta telefononte më pas sërish, dy ditë më vonë, telefonatë e cila nuk ka ardhur më kurrë. Yavuz tha se bashkëshorti i saj nuk kishte kishte problem shëndetësor dhe se notonte shumë mirë, duke hedhur poshtë dyshimet se mund të ketë ndërruar jetë apo të jetë mbytur në det.

“Më thirri në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. “Do të të telefojojë sërish pas dy ditësh” më tha, por nuk më thirri më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t’i them asgjë”, mësohet të ketë thënë Vesile Yavuz.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se janë nisur drejt Shqipërisë vëllezërit e 33-vjeçarit.