Sot, protesta studentore e cila hapi siparin për vitin 2019, duket se nuk ndërroi stil nga ajo e vitit që lam pas.

Opozita e vendit i ka bërë thirje forumeve rinore dhe strukturave të saj që protesta e studentëve duhet mbështetur me qëllim instrumentalizimin e saj dhe përdorjen për qëllime politike.

Rasti i fundit u shënua dje në Elbasan, kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u bëri thirrje të rinjve të LRI që duhet të dilnin në protestë dhe ata iu përgjën thirrjes së saj, sot.

Mediat dhe vetë studentët kanë denoncuar në rrjetet sociale praninë e Frpd-LRI në protestë. Njeri prej tyre është edhe studenti Baki Dervishi i prezantuar si i student i ‘papolitizuar’, por në fakt është një ithtar i LSI dhe këtë e tregon hapur dhe me krenari në rrjetet sociale.

FOTOT: