Mund të duket e çuditshme, por një burrë i cili ka fituar lotarinë, plot 1 milion dollarë, nuk ka shkuar të marrë paratë e tij.

Burri fatlumë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, fitoi çmimin e madh muajin e kaluar, ndërsa paratë janë ende në kompaninë e lotarisë.

Sipas drejtuesve të lotarisë, paratë nuk mund të qëndrojnë aty përgjithmonë dhe nëse burri nuk shfaqet së shpejti, çmimi i madh do të luhet edhe njëherë.