Një lajm shumë i rëndësishëm ka ardhur nga Italia në lidhje me mbrojtësin Marash Kumbulla. Fiorentina punon shumë për të ardhmen dhe mendon të afrojë të riun. 18-vjeçari është kthyer në titullar te Verona dhe po luan mjaft mirë. Ekipi vjolë do ta rrëmbejë që në janar shkruan Gazzetta dello Sport.
Ekipi historik i Italisë kërkon që ta rrëmbejë që në janar dhe më pas ta lërë në huazim deri në fund të sezonit te Verona. Fiorentina do të shesë Nikola Milenkovicin dhe do të marrë Kumbullën në vendin e tij.

Skautët e Fiorentinës janë shumë të mirë dhe gati të rrezikojnë me afrimin e emrave të rinj. I fundit që del në skenë është Kumbulla, një bast jo shumë i rrezikshëm, pasi i riu shqiptar ka treguar se e përballon mjaft mirë Seria A.