Nuk kishit parë asgjë akoma! Dita ditës, Ermal Mamaqi po publikon pamje nga filmi “I love Tropoja” me anë të teaser-ave që po na bëjnë edhe më shumë kuriozë.

Pak më parë producenti i këtij super filmi, Ermal Mamaqi ka publikuar një video me pamje nga “I love Tropoja” që ç’tju themi.

Vajza me rrobabanjo, lagie me shampanjë, kërcime provokuese e shumë të tjera.

Kjo është vetëm pak nga ajo që pritet të shohim në 2020, atëherë kur do të publikohet edhe filmi.

Ndërkohë presim që në ditët në vazhdim Ermali të na sjellë sërish pamje nga “I love Tropoja”.