Fillimet e Jona Spahiut në botën e medias nuk kanë qenë shumë të thjeshta, madje ka patur nga ata persona që i kanë thënë që ajo nuk bën për këtë punë. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, moderatorja ka treguar sesi është jeta e saj tanimë që është bërë nënë dhe a ka ndërmend ajo që t’i rikthehet televizionit.

“Në momentin që unë doja të isha në televizion kam trokitur në shumë dyer, kam bërë prova, edhe në radio po ashtu më kanë bërë një trajnim prej 3 muajsh dhe në fund më thanë që ti nuk je për këtu”, është shprehur Jona Spahiu.

“Ta dëgjojnë ata që i kanë thënë që nuk bën për këtë punë”, tha më tej Jonida Shehu. “Në fakt nuk jam natyrë që mbaj mëri. Mendoj se kjo ka ardhur me kalimin e kohës. Sa më shumë jam përmbushur unë në jetë, sa më e lumtur edhe e rrethuar nga gjërat e mira si nga ana personale dhe si nga ana profesionale, akoma më shumë i kam lënë gjërat që të shkojnë”, ka shpjeguar Jona Spahiu

Ju flet të gjithë këtyre njerëzve që të kanë mërzitur dhe të kanë zhgënjyer?

“Po”, është shprehur Jona.