Mero Baze/

Është e qart që Ilir Meta beson tek fuqia e videos në politik. Regjistrimi i tij nga ish ministri i tij vazhdon të mbetet rekord në politikën shqiptare. Me bllok ne dorë duke numuruar gjithë pazaret e tij private në emër të shtetit Ilir Meta tronditi shoqerinë, e cila reagoi me një protestë madhështore ku Sali Berishës ju desh të vriste 4 vetë e të plagoste 30 të tjerë. për ta shpërndarë.

Ilir Meta vet u plagos rënd politikisht dhe arriti të përdor Berishën dhe presionin ndaj tij për koalicionin, për ta mbyllur çështjen me dhunë në Gjykatë të Lartë. I vetmi gjyqtarë që i doli në pakicë ishte Adrian Dvorani.
Ndaj tij bëri disa makinacione. Rregjistroi biseda sekserësh që flisnin me njëri tjetrin se si e kishin mbyllur dhe me Dvoranin pastaj këto ja çonin atij për presion. Meqë nuk u tërhoq atëhere u bë target e sulmeve të kordinuara me Berishën i cili kishte një tjetër makth me Dvoranin. Vëllai i Dvoranit është një nga ushtarakët e vrarë në Gërdec në biznesin e djalit të Sali Berishës dhe paranoja e tij është se nëse çështja e djalit rihapet ai ka “gjaksin” në Gjykatë.

I bindur se arniqtë shkatërrohen me video Ilir Meta po bën përpjekjen e fundit të çudis njerëzit me një video për armikun e tij në drejtësi.

Nuk e di çmund të ketë një video e Ilir Metës por gjëja e parë që do bëjmë të gjithë është se do ta krahasojmë me videon e tij. Është një raat për ta riparë atë dhe për të kuptuar se çfarë drejtësie kemi pasur. Akoma më shumë është një rast për të kujtuar Dvoranin si gjyqtarin që e ka kundërshtuar atë vendim. Kjo është e vetnja gjë që vlen nga paralajmërimi Ilir Metës dhe fiksimi i tij për videot. Vlen së paku që ajo video të rigjykohet bashkë me çështjet e tjera të mbyllura.