Partia Demokratike kishte paralajmëruar se ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillonte një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Nisur nga pr.ligji i qeverisë për taksën mbi karburantin, PD një ditë më parë njoftoi se “Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”.

Por, ndërkohë që tashmë ora është 12:15 minuta ende nuk ka asnjë protestë.

Siç duket ky rezulton të jetë një tjetër dështim i kreut të Republikës së re, Lulzim Basha.