Në prill të vitit 1965, revista “Life” vendosi në ballinën e saj një foto të quajtur “Fetusi 18 javësh”, me të cilën shkaktoi shumë sensacion, informon dritare.net.

Numri ishte një sukses spektakolar, me të gjitha kopjet e shitura në një kohë rekord në historinë e revistës.

Me ngjyra të plota dhe detaje të qarta kristalore, fotografia tregonte një fetus në qesen e tij amniotike, me kordonin e kërthizës të përdredhur drejt placentës. Fëmija i palindur, duke lundruar në një sfond në dukje kozmik, duket vunerabël, por i qetë. Sytë e tij janë të mbyllur dhe grushtat e tij të imët, të formuar në mënyrë të përsosur, janë të mbështetur tek gjoksi, informon dritare.net.

Kjo ishte një nga fotografitë më të mrekullueshme të shekullit të 20-të, aq emocionuese dhe teknikisht mbresëlënëse, edhe sipas standardeve të sotme. Ndikimi i kësaj fotoje ishte tepër i madh, aq sa ky imazh u rrëmbye nga lëvizja anti-abort.

“Fetusi 18 javësh” është një foto e bërë nga fotografi vizionar suedez Lennart Nilsson, pjesë e një serie mahnitëse të fotove prenatale që ai ka bërë gjatë atyre viteve.

Fotografitë e tij inovative tani kanë prekur një gjeneratë krejt të re, pasi ato sapo janë shfaqur në panairin e artit në “Paris Photo”. Kjo është hera e parë që ato janë ekspozuar jashtë Suedisë, ndërsa flitet se më vonë do të ekspozohen edhe në Vjenë. The Guardian/ J.H, dritare.net.