Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier ndodhen në qytetin verior të Kielit për të përkujtuar ribashkimin e vendit, 29 vjet më parë. Atyre iu bashkuan nga presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble dhe kryeministri i Schleswig-Holstein, Daniel Guenther, për lënien e shënimeve në Librin e Artë të qytetit.

Festimet kombëtare për ditën e unitetit gjerman janë pritur nga shteti që mban presidencën e Bundesratit, i cili aktualisht është Schleswig-Holstein. Më 9 nëntor, Gjermania do të përkujtojë 30-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që i ka dhënë shtysë një procesi që përfundimisht çoi në ribashkimin Gjermanisë, asaj Lindore dhe asaj Perëndimore, më 3 tetor 1990./ (foto ekskluzive DPA-ATSH)