Një ndeshje të çmendur kanë dhuruar Bylisi dhe Skënderbeu në Ballsh. Korçarët fituan 2-3, por sfida pati gjithçka brenda 90 minuta, penallti të humbura, gola, përmbysje rezultati dhe kartonë.

Fundi ishte i ëmbël për korçarët që mposhtin Bylisin në momentin e tyre më të mirë.

Takimi nisi që në fillim me emocione të forta, pasi Bylisi fiton një penallti që humbet nga Isli Hidi. Portieri i Bylisit gjuan keq duke nxjerrë topin jashtëfushe. Atë që nuk e bëri veterani e bëri sulmuesi i Skënderbeut Krasniqi. Ky i fundit gjeti golin në minutën e 45’+2′ për të çuar ekipin e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë pati emocione akoma më të forta. Ekipi vendas preku mrekullinë në pak minuta, pasi Murataj barazoi për 1-1 dhe 5 minuta më vonë Jurgen Goxhaj mahnit publikun me një supergol. Marrja e mirë me gjoks dhe kthim në orveshatë për të përmbysur gjithçka në minutën e 79′.

U mendua se Bylisi po shkonte drejt një fitoreje të madhe, por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu. Bregu barazoi gjithçka në të 86′ duke mos gabuar nga pika e bardhë, ndërsa 2 minuta më vonë Gripshi vulosu rezultatin në 2-3.

Ndeshja tjetër ndërmjet Luftëtarit dhe Teutës mbyllet me rezultatin 0-0. Një brazim që nuk i shkon përshtat asnjë ekipi duke parë dhe pozitat e klasifikimit. Durrsakët ishin disi më të rrezikshëm, por ekipi i Bledi Shkëmbit ende vuan mungesën e golit. Sulmi i tij nuk arrin të shënojë.