Ministrja Besa Shahini ka zhvilluar një seancë dëgjimore me mësues ndihmës e punonjës psiko-social, në fokus të së cilës ka qenë mbështetja e fëmijëve me aftësi ndryshe.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Shahini ka deklaruar se për të arritur rezultate më të mëdha, do të shtohet numri i këtyre mësuesve në 560.

”Do shtojmë 100 mësues ndihmës e punonjës social në shkolla. Do çojmë në 560 numrin e mësuesve ndihmës e punonjësve në shkolla’, u shpreh ministrja Shahini.