Luana Vjollca është një nga moderatoret më aktive në rrjete sociale ku çdo ditë i mban fansat të informuar për të rejat më të fundit rreth saj.

Mbrëmjen e sotme Luana ka postuar një foto nga palestra dhe i ka vendosur mbishkrimin: “Tell them who the lion is” (Tregoju kush është luani).

Një nga komentuesit i shkruan: “Who is the lion (kush është luani), po si nuk u mësove njëherë se si shkruhet”.

“Më raftë pika mua. Mësoje ti pak më mirë”, ja kthen Luana me të drejtë, duke qenë se shprehja mund të shkruhet në të dyja mënyrat.