Reperja e hitit “Bodak yellow” di si ta tërheq vëmendjen që mediat të flasin për të e t’i kthejë të gjithë sytë nga vetja.

Cardi B ka postuar së fundmi në Instastory një video ku shihet në momente intime me bashkëshortin e saj, reperin Offset. Çifti shihen duke u puthur teksa Cardi filmon. Më pas ajo tregon sesi Offset i ka futur duart në zonën intime dhe qesh.

Fansat e reperes e quajtën “skandal” dhe “e shpifur” këtë video, çka bëri që Cardi të reagonte. “Nuk po më prekte në zonën intime sepse kisha veshur pantallona të shkurtra…Por do doja të ndodhte. Isha shumë shumë e eksituar”, ka shkruar Cardi.