Pensionistët që kanë humbur pjesëtarë të familjes si pasojë e fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga tërmeti i datës 26 nëntor, përfitojnë trajtim të
veçantë financiar deri në masën e 8-fishit të pensionit social.

Ndërsa personat, që kanë humbur të gjithë pjesëtarët e familjes, përfitojnë deri në masën e 13-fishit të pensionit social.

Masa e trajtimit të veçantë financiar përcaktohet në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria në 30 nëntor, “Për një shtesë në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Trajtimi i veçantë financiar caktohet me vendim individual të Këshillit të
Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.