Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon deklaroi se Kosova ka përmbushur kushtet dhe se qytetarët e kosovarë e meritojnë linberalizimin e vizave.

Raportuesja e PE, Tanja Fajon, teksa ishte prezente në panelin e konferencës BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Brukesel, u shpreh gjithashtu e zhgënjyer me mungesën e vullnetit të vendeve të BE për liberalizimin e vizave me kosovarët.

“Unë jam e hidhëruar dhe e zhgënjyer, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre. Ne si institucione të BE-së kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat, ato janë përmbushur dhe komisioni e ka pranuar këtë. Sa i përket institucioneve të BE-së Kosova e ka dritën e gjelbër tash kjo është në dorën e qeverive të BE-së”

Më tej, ajo tha se në emër të parlamentit së bashku me eurodeputetin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.