Patris Evra vazhdon që të jetë një ndër personazhet më të kërkuar për intervista në median angleze, pasi ish-mbrojtësi i majtë ka vendosur që ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Francezi, në një deklaratë të radhës për “Daily Mail”, ka prekur çështjen “Pogba”, duke ndezur zërat e tifozëve të Juventusit, skuadër ku të dy kanë luajtur së bashku dhe tregon edhe atë që e bën shokun e tij që të mos ndihet i lumtur prej shumë kohësh tashmë. “Unë nuk e di se çfarë mund të rezervojë e ardhmja e Polit, por di vetëm të them se ai nuk është më i lumtur. Kam folur me atë, por nuk dua t’i jap këshilla, apo akoma më shumë të ndërhyj në mendimet e tij. Thjesht, ajo që mund të garantoj është se Pogbasë i mungon shumë dashuria që ndiente nga tifozët dhe njerëzit që e rrethonin në skuadër apo në klub. Ndërkohë, në Mançester as që e ka ndierë kurrë këtë gjë, – shprehet Evra, që i del në mbrojtje Pogbasë.