Belinda Balluku, drejtoresha e Albcontrol, ka sqaruar në ERTV se shoqëria aksionere që ajo drejton nuk ka asnjë konflikt interesi me përfshirjen e saj si përfaqësuese e shtetit shqiptar në kompaninë ajrore “Air Albania”.

Balluku rreshtoi disa fakte që hedhin poshtë pretendimet e deputetit të LSI, Petrit Vasili, i cili deklaroi se është e paligjshme që Albcontrol si shoqëri aksionere të bëhet ortake në këtë biznes.

Ndër të tjera, Balluku tha se Albcontrol ka marrë me shkrim pëlqimin për përfshirjen në këtë projekt nga Eurocontrol, institucioni europian ku ndërmarrja aderon dhe rregullat e të cilit është e detyruar që të ndjekë e zbatojë. Madje Eurocontroll sipas saj, pati ofruar edhe mbështetjen dhe ekspertizën e saj për Albcontrollin në këtë projekt.

“Albcontrol është shoqëri aksionere e cila është 100 përqind pronë e Ministrisë së Financave, që menaxhon hapësirën ajrore shqiptare. Ne menaxhojmë trafikun ajror shqiptar me synim për të ofruar parrezikshmërinë të plotë të gjithë përodruesve të ajrit shqiptar. Albcontrol, pasi i është kërkuar nga Ministria pronare që të marrë pjesë në këtë projekt, duke qënë se aderon pranë Eurocontrolit dhe forumeve të tjera europiane, ne kemi kërkuar prej tyre me shkrim nëse do të kishtë një konflikt interesi nga kjo. Dhe e kemi marrë këtë letër për fatkeqësinë e madhe të atyre që nuk e dëshirojnë. Kemi marrë pëlqimin e tyre. Dhe ka sqaruar edhe një gjë tjetër, për të cilën mua më vjen shumë mirë sepse kjo tregon marrëdhëniet e shkëlqyera që ne kemi me atë institucion. Na kanë ofruar edhe asistencën e tyre për projektin, nëse do të na duhej ndonjë ndihmë nga ekspertët e shumë që ka Eurocontroll. Eurocontrolli ka dhënë pëlqimin për pjesëmarrjen e ALbcontrollin si përfaqësues i shtetit dhe gjithashtu na ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë pa asnjë lloj shkëmbimi. Këto janë dy fakte!”, tha Balluku.

Balluku u shpreh e surprizuar nga paditura në këtë rast, e Petrit Vasilit, i cili pati thënë se Albcontroll nuk mund të jetë ortake në një biznes kompanie fluturimi për aq kohë sa ka detyre kontrollin ndaj gjithë kompanive që fluturojnë mbi hapësirën shqiptare.

Balluku deklaroi se Albcontroll nuk ka detyrë kontrollin ndaj kompanive, por vetëm shoqërimin e tyre gjatë fluturimit mbi hapësirën shqiptare. Kontrollin e stadardeve sipas saj, e bën aviacioni civil.

“Nga zoti Vasili nuk do ta prisja këtë padituri në këtë fushë sepse unë di që ka pasur edhe kontakte me fushën ë aviacionit. Më duhet të them që është totalisht gabim. Ne nuk kontrollojmë as cilësinë dhe as standardet e kompanive ajrore. Për këtë ekziston autoriteti i aviacionit civil që kontrollon standardet e kompanive dhe përmbushjen e tyre. Albcontroll është i nominuar në kodin ajror të republikës shqiptare si ofruesi i shërbimeve të lundrimit ajror, pasi marrim një plan fluturimi nga Brukseli, i cili na tregon që një X avion fluturon nga pika A në pikën B nën shoqërinë tonë. Ne e shoqërojmë që ai të eci në hapësirën ajrore shqiptare në mënyrë të sigurt. Nuk na intereson se kush është kompania ajrore. Nëse është në ajër do të thotë që i plotëson kushtet dhe këtë e kontrollon eurocontrolli apo aviacioni civil. Në rast se ulet apo ngrihet në Shqipëri ai avion, ne marirm nga aviacioni civil që quhet clearance dhe marrim numrin e clearance, dhe i ka kontrolluar standardet aviacioni. Ne jemi jashtë këtij procesi, ofrojmë shërbim njësoj për të gjithë”, tha Balluku.

“Ne nuk kemi as një marrëdhënie financiare me kompanite ajrore. Agjenti i mbledhjes së financave për albcontrollin si në rastin e mbifluturimeve, mbikalimeve, është Eurocontrolli kështu që konflikti I intereist nuk ekzsiton sepse eurocontrolli është menaxhuesi i financave të kompanisë sonë”, tha drejtoresha e Albcontroll.

Balluku sqaroi se kjo praktikë nuk realizohet për herë të parë në Shqipëri, por ka disa eksperienca të mëparshme në Europë dhe në botë.

“Aviacioni funksionon në bazë të best practise, praktikat më të mira. Nëse ne ndërmarrim një veprim, i referohemi një veprimi të mëparshëm të të kryuer nga palë të ngjashme . Edhe British Airëays është një aksionere tek NATS-i, pra një kompani ajrore është 40% aksionere e kompanisë që menaxhon traifkun ajror në hapësirën britanike. Ne jemi të disatët që bëjmë këtë praktikë. Janë rrugë të shkelura më parë që ne i marrim si eksperienca të mëparshme”, tha ajo.

ERTV Intervista🎤: Drejtoresha e Përgjithshme e "Albcontrol", Belinda Balluku, mbi përmbushjen e zotimit për t'i dhënë qytetarëve kompaninë e parë ajrore shqiptare, "Air Albania", një vepër kuqezi që përfaqëson çdo shqiptar🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Montag, 17. September 2018

/LEXO.AL