Quhet Lorent Tolaj dhe është vetëm 18 vjeç, po aq sa Armando Broja që ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Luan te Brighton U-23, në kampionatin e moshave ku edhe sulmuesi kuqezi i U-19 luan, por me Chelsea U-23. Sot ka vendosur një rekord personal, pasi edhe pse përballë një kundërshtari të lehtë, pra Gjibraltari, ka realizuar plot 8 gola në fitoren e thellë 16-1, ku tre gola u shënuan nga një tjetër shqiptar i lindur në Zvicër, Bunjaku, që luan me të rintjë e Basel.


Tolaj ka nisur të luajë këtë sezon me Brighton U-23 dhe vetëm njëherë ka zbritur në fushë duke shënuar. Por, shifrat e tij me U-18 janë të frikshme, pasi ka realizuar 8 gola në 7 ndeshje.