Ish-sulmuesi i Barçës, Samuel Eto’o ka këshilluar që Xavi Hernandez të bëhet trajner i skuadrës katalanase.

Janë të shumtë ata që mendojnë se Xavi mund të ketë një karrierë të ndritur si trajner duke zëvendësuar Ernesto Valverden te Barcelona. Sulmuesi kamerunasnë një intervistë është shprehur se Xavi e njeh shumë mirë filozofinë e lojës së blaugranave dhe mund të ndërtojë një cikël fitues.

“Ai është shumë i suksesshëm në Katar dhe në Spanjë”, ka thënë kamerunasi në një intervistë për Cadena Ser.

“Nëse ai nuk bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, do ta vras”, ka shtuar më tej Eto’o duke qeshur.