Infermieret konsiderohen si kujdestare në spital dhe pacientët duhet të ndihen të sigurt kur ato kujdesen për ta.Megjithatë, disa infermierë kanë provuar të jenë djalli në formë njerëzore.

Një infermiere zambiane, Elizabeth Mwewa, ka rrëfyer mëkatet në shtratin e saj, e sëmurë, ndërsa ajo i kërkoi Perëndisë falje. Infermierja që punonte në Spitalin e Arsimit Universitar (UTH) në Zambie rrëfeu se ajo kishte shkëmbyer mbi 5000 foshnja gjatë shërbimit të saj.
Ajo u shpreh:

Unë kam kancer dhe e di që do të vdes shpejt. Dëshiroj të rrëfej mëkatet e mia para Zotit dhe para të gjithë njerëzve të prekur sidomos atyre që po lindnin në UTH gjatë shërbimit tim. Nuk kam asgjë për të fshehur. Në 12 vitet që kam punuar në repartin e amësisë në UTH, kam shkëmbyer afërsisht 5000 foshnja” Ajo gjithashtu shtoi se ka mëkatuar kundër Perëndisë dhe Zambianëve dhe nuk do të donte të shkonte në ferr për mëkatet e saj të kaluara.

Sipas Zambian Observer, Mwewa shtoi gjithashtu se fëmijët e lindur midis 1983 dhe 1995 në spital duhet të kontrollojnë veten veçanërisht nëse ata duken ndryshe nga vëllezërit e tjerë të tyre.