Prej disa kohësh modelja e njohur, Angela Martini është vënë në qendër të mediave, për shkak të problemeve të bashkëshortit. Prej kohësh ajo nuk ishte parë në shoqëri të tij dhe thuhej se i kishte dhënë fund martesës, megjithatë modelja tregoi se kjo nuk është e vërtetë.

Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj ka probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk janë shfaqur bashkë. Lajmi u përhap gjatë muajit qershor dhe që nga ajo kohë Angela vazhdon ende të mos shfaqet me bashkëshortin e saj, Dragos dhe fansat kanë filluar të bëhen ‘merak’.

Ata e kanë pyetur modelen në Instagram lidhur me këtë pjesë dhe Angela nuk ka hezituar të kthejë përgjigje. “Nuk po të shofim një foto me burrin, na kë bërë merak”, shkruan ndjekësi. “Unë nuk shqetësohem”, shkruan Angela duke na lënë sërish pa një përgjigje të saktë.