Janë një nga çiftet më të dashur për publikun. Bëhet fjalë për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, të cilët aktualisht ndodhen me pushime në Itali.

Teksa ndodhen me pushime në Capri, ata kanë ndarë foto e video të ndryshme në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Pak më parë, Ermali ka postuar një foto të Amit duke pozuar në shkëmbinj dhe jep një këshillë për të gjithë ata që janë të martuar. Ai shprehet se duhet të mësoni që të bëni fotografi të bukura, në mënyrë që partnerja juaj mos të ketë ankesa dhe të kërkojë divorcin.

ImageMe shaka ai shkruan se i është dashur më shumë se një orë që të shkrepë foton e Amit që e ka postuar në “Instagram”. Madje me humor shprehet se i “ka shpëtuar një super druri”.

“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.

Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.

Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë.???? Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… ???? dmth ja dola që mos ha i super dru…????????????

@amardatoska të dua”, shkruan Mamaqi në postimin e tij.