ktori i humorit, Ermal Mamaqi ka postuar disa video në rrjete sociale, ku reklamon miqtë e tij humorist, që nisën ditën e djeshme spektaklin e humorit “Portokalli”.

Ai ka postuar disa video ku aktron aktori, Irgen Çela, i cili është gjithashtu pjesë e filmit që Ermal Mamaqi do të lancojë së shpejti. Por, edhe një video ku etiketon Xhemi Shehun dhe pjesë nga skena e “Portokallisë”.

I shumë diskutuar për largimin e tij nga Klan Tv, Ermal Mamaqi tha se do të rikthehej në television nga janari i vitit që vjen me “Xing”, por këto video i trazojnë deklaratat e aktorit të humorit. Mos vallë ai po tenton të rikthehet në të njëjtin spektakël ku nisi karriera e tij?!