Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak ka paraqitur tablon e përgjithshme të punëve, të cilat po kryhen në të gjithë qarkun e Tiranës.

Ai u ndal tek ndërtimi i shkollave, ndërsa ftoi qytetarët që t’i bashkohen atij në inaugurimin e shkollës së re të muzikës në Tiranë “Servete Maçi”. Sipas tij, Tiranës i janë shtuar pesë shkolla të reja dhe kjo ka ulur mbipopullimin e klasave.

“Me 16 shtator do të hapim një shkollë të re “Servete Maçi”. Është një shkollë muzike. Rreth 600 familje do të çojnë fëmijët e tyre aty. Kjo është shkolla e pestë , e cila është ndërtuar nga e para. Nëse do japim bursë për ata nxënës që dalin me dhjeta, ashtu do të japim mundësinë edhe në sport. Rikonstruksione kemi edhe tek shkolla “Ali Demi”-tha mes tjerash Veliaj.

Gjithashtu Veliaj tha se bashkia ka pasur dhe ka në qendër të vëmendjes shtresat në nevojë. Ai pohoi se ky target grup do të ketë mbështetje me ushqime në mensa sociale, të cilat janë të hapura dhe iu shërbejnë atyre.

“Ka projekte që kanë të bëjnë me vendimet me karakter social. Kemi disa vendime, ju e dini se kemi krijuar disa mensa sociale. Dua të shtojmë në to fruta-perimet, më shumë vakte, më shumë kapacitete. Një vendim tjetër ka të bëj me rritjen e vlerës në 230 lekë personi, praktikisht e kemi rritur këtë shumë me 50 %”-theksoi Veliaj.

LIVE 🎥 nga mbledhja e Keshillit Bashkiak. 📃📆

Gepostet von Erion Veliaj am Montag, 26. August 2019