Moti i keq ka sjellë dallgëzim të madh në detin e Vlorës, duke bërë që në port të pezullohen të gjitha lundrimet e mjeteve të vogla dhe të peshkimit. Ky pezullim është bërë me urdhër të Kapitenerisë së Portit Vlorë për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.

Si pasojë e erës së fortë në drejtimin Jug-Jug-Lindje në det janë krijuar dallgë të mëdha që shkojnë deri në 2 metra. Ndërkohë që përmirësimi i kushteve të motit pritet të jetë vetëm ditën e nesërme.

Ndërkohë për shkak të motit është pezulluar edhe lundrimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi i cili ka ka qëndruar në Itali. Për dy ditët e ardhshme nuk do të ketë lundrim të tij deri ne date 14 në mëngjes.