Aktori i humorit dhe moderatori Salsano Rrapi, kur vjen puna për të dhënë intervista, zgjedh të jetë i drejtpërdrejtë dhe i kursen filtrate. Në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, aktori i humori foli për kiminë me dy moderatoret që spikatën në “Portokalli”. Midis Eneda Tarifës dhe Xhemi Shehut, Salsano ka bërë zgjedhjen, se cila e bën të ndjehet më komod.

“Une kam pas tre periudha, kam qenë vetëm me Enedën, me të dyja dhe vetëm me Xhemin. Krahasimisht të dyja janë të mira, kimia ka qenë njësoj me të dyja. Duke qenë natyra të ndryshme femërore, kimia ime është e ndryshme me ta. Eneda ka qenë më strikte, për shkak se erdhi nga një profesion që vetëm këndonte dhe moderimi ishte diçka e re, ndërsa Xhemi kishte eksperiencë të mëparshme. Fakti që unë vazhdoj të jemi me Xhemin duket sikur kimia është me të. Në ndryshim nga Eneda Xhemi batutën e ka në majë të gjuhës dhe kurrë nuk ngec. Meshkujve i pëlqejnë shumë të ndrrojnë femrat, por Xhemi më rri ngjit”- është shprehur Salsano Rrapi.