Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BEFASIA”. Opreacioni nga ana e strukturave të DVP Elbasan në bashkëpunim me FNSH Tiranë.

Arrestohen në ambientet e një lokali dy shtetas që mbanin armë zjarri me vete

Sekuestrohen dy armë zjarri “Pistoleta”, fishekë lufatark, automjete dhe një sasi lekësh.

Në kuader të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave që lëvizin me armë pa leje, kontrollin e automjeteve, ambienteve që përdorin personat me preçedentë kriminalë, si dhe çdo veprimtari të paligjshme, si rezultat i një pune të mirëorganizuar policore të strukturave të Policisë Elbasan në orët e mbrëmjes së datës 10.08.2018, në
lagjen ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

• Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.

• Elton Dedja 39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar:

-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë..

– tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekesh te reja.

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.