7 persona, mes tyre drejtoresha e një filiali të fondacionit të kredive “Besa” në Tiranë, Albana Imami, janë arrestuar për 2 milion euro kredi me skema fiktive. Operacioni “Kredia” është kryer nga Policia Kriminale e Tiranës ndërsa ReportTv ka mësuar se një i tetë është shpallur në kërkim dhe ai është oficeri i Kredisë, Dritan Kolthi.

Ka qenë fondacioni “besa” që ka kryer denoncimin siç dhe shihni në këtë dokument të siguruar nga ReportTv, ku ata thonë se Imami së bashku me Kolthin dhe persona të tjerë kanë përfituar 2 milion euro.

Në pranga kanë rënë Albana Imami, Orkida Driza, Blerina Kanani, me detyrë Oficere kredie, Matilda Domi, Oficere kredie, Mihal Hanxahri, ish-Oficer kredie, Esmeralda Vaso, Oficere kredie, A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Operacioni është finalizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetimet të mëtejshme. Sipas skemës fiktive, ka rezultuar se Imami instruktonte vartësit e saj të gjenin persona të interesuar për kreditim dhe ata pa u paraqitur fare në zyrat e fondacionit “Besa’ merrnin kredi. Qytetarët që kanë firmosur rezulton se merrnin kredi në vlerat 20-30 mijë lekë ndërsa në realitet kredia e firmosur nga Imami dhe vartësit e saj shkonte deri në 1 dhe 1.5 milion lekë.

Mbi 250 dosje aplikimi kredish janë bllokuar nga Krimi Ekonomik për t’iu nënshtruar hetimit, ndërsa operacioni vazhdon për arrestimin e Dritan Kalthi. Klientë të kësaj skeme sipas materialeve që Report Tv ka mundur të lexojë, rezultojnë shumica e tyre banorë të zonës së Shkozës pranë Banesave Sociale në Tiranë, disa banorë të Vorës dhe persona në vështirësi ekonomike që janë përdorur nga grupi prej 7 të arrestuarish.

Ndërsa për Policinë e Tiranës pas mashtrimit me 2 milion euro Albana Imami kishte krijuar edhe një borxh prej 1.7 milion euro për të shlyer dëmin që kishte shkaktuar me kreditë fiktive duke e çuar në total 3.7 milion euro skemë piramidale.

Të arrestuarit: Albana Imami, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit Blerina Kanani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit Matilda Domi, 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit

Mihal Hanxhari, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit Orkida Driza, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive
A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut.