Cristiano është jo vetëm një ndër futbollistët më të suksesshëm, por edhe ndër më të pasurit në botë. Mirëpo, ai nuk ka qenë gjithmonë i tillë. Futbollisti e ka treguar më herët se fëmijërja e tij ka qenë e vështirë dhe se shumë herë s’ka pasur për të ngrënë.

Gjatë një interviste, Ronaldo ka rrëfyer se dikur i lutej punojëseve të McDonald’s që t’i jepnin një vakt falas dhe ato e bënin. Ylli i futbollit i kujton mirë Ednën dhe dy vajzat e tjera, të cilat e ndihmuan në kohën më të vështirë.Për këtë arsye, ai po i kërkon ngado, veçanërisht Ednën, për t’i shpërblyer. Ai rrëfen se i ka kërkuar për një kohë të gjatë dhe s’ka mundur t’i gjejë, ndaj shpreson që kjo intervistë ta ndihmojë.

“Dua t’i ftoj atë dhe gratë e tjera në Torino ose Lisbonë, sepse kam diçka edhe unë për t’i dhënë.”- u shpreh Ronaldo. Gjest për t’u duartrokitur, apo jo?