Pasi qëndruan dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë.

Në një postim në ‘Facebook’ Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.
Për të përmbyllur me sukses misionin e tyre në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

Sometimes the smallest countries can do the greatest things

Being able to send an aid delegation to help the people of Albania after an earthquake, has a much greater meaning to the people of Israel than what one would initially think. Here’s why:

Gepostet von Israel Defense Forces am Donnerstag, 12. Dezember 2019