Hysaj

Tottenham Hotspur, Roma dhe Juventus janë të gjitha të interesuar për mbrojtësin e djathtë të Napolit, Elseid Hysaj, i cili ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet.

Mbrojtësi shqiptar dhe agjenti i tij kanë lënë të kuptohet në javët e fundit se koha e tij në ‘Stadio San Paolo’ ka përfunduar.

Kishte një ofertë nga Atletico Madrid, por Napoli nuk dëshironte të dëgjonte ofertë tjetër pos 25 milionë euro, kështu që spanjollët nënshkruan me Kieran Trippier nga Spurs, përcjell lajmi.net.

Tani, sipas gazetës Il Mattino, Tottenham do të dëshironte që Hysaj të zëvendësojë në mënyrë efektive Trippier në fazën defanzive.

Ekziston një konkurrencë, pasi Juventus i Sarrit dhe Roma janë të interesuar, me Hysaj që punoi te Empoli dhe Napoli bashkë me teknikun italian.