Arrat janë të shëndetshme dhe kjo dihet.Por shkencëtarët zbulojnë efektet e tjera pozitive që ato kanë tek zemra por edhe në kontrollin e peshës normale. Janë dy studime amerikane që janë prezantuar në Kongresin e Sëmundjeve Kardiake në Chicago.

Njëri prej tyre ka analizuar një pjesë të popullsisë amerikane dhe sesi ndikojnë në mbajtjen e një peshës normale trupore të zgjatur në kohë.

Ndërsa studimi tjetër ka ekzaminuar popullsinë në Brazil. Rezulton se si arrat dhe lajthitë japin ndjesinë e ngopjes, por njëkohësisht përmirësojnë edhe përgjigjet e glukozit dhe të insulinës, shkruan “Klan Plus”.

Shpesh njerëzit i konisderojnë arrat si shumë të pasura me yndyrna dhe kalori, por në fakt janë shumë më të shëndetshme se shumë ushqime të tjera që konsumohen kryesisht mes vakteve. Përkundrazi nga sa mendohet, shpjegojnë ekspertët, ato nuk ndikojnë në marrje peshe, përkundrazi janë rregullator i mirë.