Ilda Bejleri ka folur për ndihmat që po i ofrohen Shqipërisë.

Moderatorja e njohur shqiptare, Ilda Bejleri, është treguar edhe njëherë e hapur me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo në Instagram u ka dhënë hapsirë të shprehin mendimet e tyre ndërsa i ka falënderuar të gjithë ata që po japin kontribut për Shqipërinë pas tërmeteve.

Dikush prej tyre i ka thënë se pa Kosovë nuk ka Shqipëri pasi shqiptari di vetëm të vjedhi dhe nuk ka munguar reagimi i Ildës e cila ka thënë se edhe Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën dhe do vazhdojë ta bëjë.